Politike

VD-‘E qeshura të del me vështirësi..’/ Rama-Bashës: Vjen i fundit, zgjohesh vonë

14 Tetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
VD-‘E qeshura të del me vështirësi..’/

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama patën përplasje gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë. Rama i vuri në dukje vonesën Bashës duke i thënë se zgjohet vonë e më pas nis të debatojë duke ofenduar me fjalë të ulëta, duke i përmendur debatin që kishte me deputetin Shalsin.


Rama: E para një herë që të jemi të qartë, ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk më argëton por më bën të ndihem keq, se është fundi, është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë ë ka bërë po deri këtu nuk kishte shkuar. Eshtë shumë e shëmtuar, foltoren këtu nuk e solla unë, nuk e ke dëgjuar dhe nuk e kam dëgjuar … pse më ndërhyn, pse qesh. Se e qeshura ka filluar të të dalë me shumë vështirësi këto kohë,

Rama: Patjetër të kam pikë referimi gjithmonë,

Basha: E di, gjithmonë,

Rama: Se sa më mirë të jetë opozita aq më shumë do angazhohet shumica, e mora fjalën prapë për të vënë disa pika. Foltoren e sjell ti, se vjen këtu i fundit, gjë që e dimë se zgjohesh vonë, dhe fillon me fjalët më të ulëta që mund të nxjerrë njeriu, në sy të dynjasë. Mos imito, hiq dorë nga ai që këtu e quajte ustai, i joti jo i imi, se sa më shumë e imiton aq më pak mund të kthesh në realitet ato që shikon në ëndërr. Ai thoshtë studentët e mjekësisë, ti e bërë të psikologjisë, ti vure diagnozë sot, janë gjëra të ulëta. Bëre të njëjtën gjë si ai, po ai ishte autori, i ka dalë rrënja e të vërtetës në lidhje me djalin tim. Dhe më tregon ti mua prindin dhe këta të tjerët duartokasin, e kupton sa poshtë je,.. gdhihet dita dhe prapë në humbje në humbje, duke iu referuar ustait tënd, duke folur si ai. është turp. Ti je deluzhinoal, si ustai jot, ca do të thotë një individ, që bie në ndesh me realitetin.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll