Politike

VD-I tha ‘Mos imito Berishën’! Basha i drejtohet Ramës: Unë jam vetja

14 Tetor 2021, 09:49 Nga DOSJA
VD-I tha ‘Mos imito Berishën’! Basha i drejtohet Ramës:

TIRANË– Kryedemokrati, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama se po kopjon ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha theksoi se është vetja e se këtë e dinë të gjithë. Kreu i Partisë Demokratike tha se ndodhet në sallën e Kuvendit për të qënë vetja dhe jo një person tjetër, siç u akuzua nga Rama se është kthyer në një kopje të Berishës.


‘Ata pak student të psikologjisë që mund ta kenë ndjekur fjalën, e dinë se për çfarë fenomeni mjekësor bëhet fjalë. Quhet projektimi, e ka mendjen tek dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain për të cilat ia ka kaluar në të gjitha drejtimet e këqija. Si është afruar asnjëherë në gjërat e mira që ai ka bërë për këtë vend. Por çfarë ka pasur të këqija dhe vese i ka pasur 500 herë më të mëdha. Por para se ti kthehem  asaj dua të them dy gjëra fare qartë. Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veçse vetja ime , por të jeni të sigurt që jam vetja ime kur ju them jo vetëm atë që ju thash por më shumë se aq , se guxoni të vini në këtë foltore e të vini të na bëni moral ne , opozitës të Shqipërisë, të ardhur këtu me zemrat dhe dëshirën e Shqiptarëve për ndryshim , ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve që ka njohur ky vend 30 vite. ‘- tha Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha seance plenare 14 tetor 2021 edi rama lulzim basha sali berisha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll