Aktualitet

Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, GJKKO ‘rrëzon’ Llallën

14 Tetor 2021, 08:32 Nga DOSJA
Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, GJKKO ‘rrëzon’

TIRANË– Avokati, Sokol Hazizaj depozitoi në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkesën për shtyrjen e vendimit për “arrest me burg” të klientit të tij, Adriatik Llalla. GJKKO refuzoi e refuzoi sot këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e marrë rreth një muaj më parë për dënimin e Llallës me dy vite burg.

Ish-kryeprokurori Llalla u shpall fajtor për fshehjen e të ardhurave mbi shpenzimet e lindjes së djalit të tij në SHBA. Sipas avokatit Hazizaj, ai ndodhej jashtë vendit në gjendje të rënduar shëndetësore dhe kishte nevojë për kohë që të rikuperohej.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij në Shqipëri, Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, pasi mendohet të jetë jashtë vendit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla ankimon vendimin gjkko adriatik llalla adriatik llalla ankimon vendimin gjkko

Sondazh

Poll