Aktualitet

U aksidentua të hënën në mbrëmje, vdes në spital 11-vjeçarja shqiptare

14 Tetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
U aksidentua të hënën në mbrëmje, vdes në spital

ITALI– 11-vjeçarja shqiptare, Emanuela Brahja, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në repartin e reanimacionit të spitalit të Padovas. Mediat italiane njoftuan se mbrëmjen e të hënës, pak metra larg shtëpisë së saj në Reschigliano, brahja pësoi askidentin që i mori jetën. Jo më larg se një javë më parë, gjyshi i saj ndërroi jetë në Shqipëri.

Emanuela, e cila lindi dhe u rrit në Itali, do të bënte 12 vjeç më 18 dhjetor. Ajo ishte vajza e vogël e Agron dhe Esmeralda Brahjas, të cilët kanë edhe dy vajza të tjera. Njëra prej tyre 20 vjeç, ndërsa tjetra mbushi 18, pikërisht ditën e sotme.

E mitura u përplas me makinë nga një 36-vjeçar venecian, teksa po kthehej në shtëpi me biçikletë. Dëmtimi i marrë në kokë rezultoi fatal për të. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur duke u dridhur. Testi i alkolit doli negativ dhe policia po vijon hetimet për gjetjen e shkakut të aksidentit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emanuela brahja itali vdes 11 vjecarja shqipatre emanuela brahja itali vdes 11 vjecarja shqipatre

Sondazh

Poll