Aktualitet

25 kg kanabis ishte në tharje! Finalizohet operacioni ‘Ars’, 5 të arrestuar në Pukë

14 Tetor 2021, 14:49 Nga DOSJA
25 kg kanabis ishte në tharje! Finalizohet operacioni ‘Ars’, 5

PUKË– Një operacion anti-kanabis, i koduar “Ars”, ka vendosur në pranga 5 persona, të cilët akuzohen për kultivim kanabisi. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 25 kilogramë të lëndës narkotike, e cila është në proces tharjeje. Të arrestuarit janë identifikuar si Llesh Lekgega, 55 vjeç, i dënuar më parë edhe për vrasje; Donald Ndoj, 18 vjeç; Mimoza Ndoj, 48 vjeçe; Gjela Lekgegaj, 55 vjeçe, të gjithë banues në Rubik. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Kristian Nika, 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pukë, Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ars”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vrasje. Sekuestrohen 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Pukë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Ars”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ll. L., 55 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të gjithë banues në Rubik dhe K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg cannabis sativa (bimë në proces tharjeje). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald ndoj gjela lekgegaj kristian nika llesh lekgegaj mimoza ndoj operacioni ars puke donald ndoj gjela lekgegaj kristian nika llesh lekgegaj mimoza ndoj operacioni ars puke

Sondazh

Poll