Aktualitet

1 orë takim me delegacionin nga Senati i SHBA, Basha: 3 çështjet që diskutuam

14 Tetor 2021, 11:57 Nga DOSJA
1 orë takim me delegacionin nga Senati i SHBA, Basha: 3

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë blu një delegacion republikan nga Senati Amerikan, të cilët i shoqëronte ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Për më shumë se një orë, senatorët Robert Karem, Paul Groce, Mike Levine, Alex MacFarlane dhe Tobei Arai, kanë qëndruar në zyrën e kryedemokratit.

Ky i fundit ka bërë me dije edhe çështjet për të cilat u diskutuan mes tyre. Sipas Bashës, njëra ka të bëjë me demokracinë në vend, tensionet në Kosovë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që nga ana e senatorëve por edhe e ambasadorëve nuk ka pasur asnjë koment për mediat e grumbulluara para selisë blu.

Kjo është vizita e parë e një delegacioni amerikan me Lulzim Bashën në selinë blu që pas përjashtmit nga grupi parlamentar i Sali Berishës. Ky i fundit, më 19 maj u shpall “non grata” nga DASH bashkë me familjen e tij, pasi cilësohet si minues i demokracisë dhe i përfshirë në akte korruptive.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 16:04

Mbyllet takimi! Basha përcjell delegacionin amerikan: 3 çështjet që u diskutuan

ORA 15:39

FOTOT/ Delegacioni nga Senati Amerikan dhe ambasadorja Yuri Kim mbërrijnë në PD

(a.bk.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike basha me senatin amerikan lulzim basha yuri kim yuri kim ne pd basha me senatin amerikan lulzim basha yuri kim yuri kim ne pd

Sondazh

Poll