Aktualitet

Ndërron jetë nga Covid-19 piktori 30-vjeçar Kristi Baba

14 Tetor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga Covid-19 piktori 30-vjeçar Kristi Baba

TIRANË– Kristi Baba, 30 vjeç me profesion piktor është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infektimit me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka ndarë me publikun babai i Babës, Ernest Baba, i cili shkruan me dhimbje se ka humbur djalin e vetëm në lule të rinisë.

“Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar  betejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise. Tu shuan gjithe enndrrat  e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor  qe qe nuk ja arrite. Gjithë endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe! Qofte i parajses!  Drite i paste shpirti! Ceremonia mortore do te zhvillohet  neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e  hotel internacional,”- shkruhet në postimin e Babës.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar se janë regjistruar pesë viktima dhe 508 raste të reja. Aktualisht janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll