Aktualitet

Kuvendi nis me DEBATE, shkak minutazhi për të drejtën e fjalës (PËRPLASJET)

14 Tetor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Kuvendi nis me DEBATE, shkak minutazhi për të drejtën e

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për kohën që secili nga deputetëve u lejohet për të folur në Kuvend. Nikolla u shpreh se ky ishte një vendim i Konferencës së Kryetarëve për të reduktuar kohën e fjalimeve.

Kjo solli dhe reagimin e ashpër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët e konsiderojnë këtë një tentativë për mbyllje goje. Ndërkohë që mazhoranca thotë se kjo është një masë në kuadër të masave anti COVID.

DEBATET:

Nikolla: Koha është 360 minuta dhe ndahet sipas përpjestimit që zënë në Kuvend. PS ka 190 min, PD, 113 min, aleanca për ndryshim ka 18 minuta, drejtësi për integrim 18 minuta dhe deputetet që janë jashtë grupeve 20 minuta, do ti ndajnë mes tyre minutat.

Bardhi: Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Kjo s’ka ndodhur kurrë që deputetëve të opozitës, 63 deputetë, që të flasin 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Ju tani duhet të ndërprisni seancën?! Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament që ekziston në një vend minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument!”

Petrit Vasili: Censurën e të folurit harrojeni. Ky tekst letre nuk i është vënë në dispozicion Kryetarëve që kanë qenë në atë sallë. Koha e diskutimit nuk negociohet. Dy fjalë për pandeminë, boll e kemi përdorur politikisht. Boll e përdorët, ne kemi qëndruar këtu 18 orë për të diskutuar krijimin e qeverisë, po nuk kishte problem atëherë? Stadiumi, inagurimi i operas. Sot ka problem! Kthejeni në normalitet sallën e Kuvendit. Këtu nuk interpretim.

Taulant Balla: Deri në vaksinimin e plotë ne kemi rënë dakord që të ketë një orar të shkurtuar diskutimesh, sot po mbahet mbledhja e Parlamentit Europian, dhe për 700 eurodeputetë është lënë kohë vetëm 4 orë për diskutime. Nuk ka asnjë deputet të paktën në Europë, që nuk i mban seancat me kohë të reduktuar”, tha Balla gjatë seancës në Kuvend që ka nisur me debate.

Rushaj: Rregullorja e Kuvendit në mënyrë të qartë ka parashikuar të drejtën e çdo deputeti që të flasë 10 minuta me përjashtim të rasteve kur Rregullorja kur parashikon ndryshe dhe i vetmi rast kur Rregullorja parashikon ndryshe është kur kemi kohën e diskutimeve të lira, kohën e replikës, apo kohën e procedurës. Në të gjitha rastet e tjera deputeti ka të drejtë që të flasë 10 minuta. Ajo çfarë është vendosur në Konferencën e Kryetarëve në mënyrë të njëanshme është në shkelje të hapur të Nenit 48, pika 1 dhe pika 3 e Rregullores. Parashikohet që vetëm kur quhet e nevojshme për çështje konkrete koha e diskutimeve mund të caktohet paraprakisht në Konferencën e Kryetarëve. Këtu nuk ka asnjë çështje konkrete. Kjo është një seancë normale e zhvilluar në mënyrë normale e normuar nga Rregullorja dhe për rrjedhojë çdo deputet ka të drejtë të flasë 10 min. Ne e kuptojmë që ju nuk doni të na lini të flisni, e keni problem që ne të themi ato gjëra që duhet të themi këtu, por kjo nuk është diçka që mund dhe duhet ta vendosni ju. E ka vendosur Rregullorja e Kuvendit dhe unë ju ftoj që tani të mund ta shfuqizoni atë vendim dhe t’i jepni fjalën sipas Rregullores çdo deputeti 10 minuta.”- tha zoti Rushaj.

Nikolla: Do të vijojmë me rendin e ditës.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike gazmend bardhi lindita nikolla seance plenare 14 tetor 2021 sherri ne kuvend per minutat gazmend bardhi lindita nikolla seance plenare 14 tetor 2021 sherri ne kuvend per minutat

Sondazh

Poll