Politike

VD-Debati për energjinë/ Ahmetaj: Nuk do rritet çmimi. Tabaku: Ju nuk keni vizion

14 Tetor 2021, 10:57 Nga DOSJA
VD-Debati për energjinë/ Ahmetaj: Nuk do rritet çmimi. Tabaku:

TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë, se nuk do të ketë rritje të çmimit për qytetarët shqiptarë. Ai tha se do të kujdeset dhe për pjesën tjetër që nga opozita quhen oligarkë, si dhe shtoi se kriza do të përballohet. Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se mazhoranca nuk ka asnjë vizion se ku po shkon ekonomia e se vendi po varfërohet çdo ditë e më shumë.


Ahmetaj: Sa i përket krizës energjitike, nuk ka rritje çmimi për qytetarët. Do kujdesemi edhe për pjesën tjetër që ju e quani oligarkë por që nuk janë. Janë punëdhënës, pavarësisht se një ditë i quani të tillë dhe një ditë i quani oligarkë. Ne do ta përballojmë krizën. Nuk e rrisim çmimin. Ministrja po merret përditë me atë punë. Gjithë aksesi do të shkojë për blerjen e energjisë. Ju lutem për nderin tuaj votoni kundër dekretit të presidentit.

Tabaku: Sa herë kemi ardhur në këtë Kuvend kanë futur duart në xhepat e qytetarëve. Po ndaloni vaksinimin tha. Kur po ndajnë për Teatrin duke sfiduar edhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk e di ajo qeveri që ndryshon 4 herë në vit buxhetin. Ministrja tha se do ulim borxhin për të ulur borxhin. Flasin për programe, nuk ka një vizion se ku është ekonomia, ku po shkon? Nuk krahasohemi dot. Sot Shqipëria po varfërohet çdo ditë e më shumë. Çdo gjë që thonë këtu është gënjeshtër. Si mund të konsiderhet si meritë. Vaksinimi është 1% e asaj shumë që do të miratojmë sot. Po e shohim si oportunitet për të bërë kontrata.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi, ‘përplasjet’ për minutazhin, Basha debaton me Ramën (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj jorida tabaku seance plenare 14 tetor 2021 arben ahmetaj jorida tabaku seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll