Politike

VD-E përmendi Basha! Rama mbron Kastratin: Ti vë gjoba, shko në SPAK!

14 Tetor 2021, 10:14 Nga DOSJA
VD-E përmendi Basha! Rama mbron Kastratin: Ti vë gjoba, shko në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbrojti ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, biznesmenin Shefqet Kastratin, pas akuzave që i bëri kryedemorkati Lulzim Basha për kontrabandë nafte. Rama iu drejtua Bashës, duke i thënë se si guxon të akuzojë një person. Rama i tha se këto akuza që ai bën janë gjoba ndaj nëse ka diçka konkrete të shkojë dhe të denoncojë në SPAK.


Edi Rama: Ti thua tani që çmimi i energjisë qenka i rritur. Je “delusional”. Ishte një fashë që mbronte të pamundurit. Por tek shifrat mbas presjes ti e ke toleancën ‘un-limited’. Çfarë rezultonte që në atë fashën poshtë kishte hyrë kuçi dhe maçi. Ne e hoqëm fashën dhe çmimin e çuam në 9.5 lekë për të gjithë familjarët dhe shumicën e atyre që deri në atë vit, paguanin 13.2 lekë. Natyrisht për ata që e paguanin 7.7 me hile u rrit. Ata që e meritonin, ne vendosëm mburojën sociale. Nuk ka nevojë që të bëjmë ballafaqime. Faktet nuk janë opinione. Faktet janë fakte. Energjia në faturën e familjeve shqiptare që nuk ishin brenda kategorive të fashës ka qenë 13.2 u bë 9.5 lekë. Për ata të tjerët u rrit. Ky shtet paguan para dhe kompenson diferencën. Ke ide që mund të ulet. Hajde thuaje. Ta diskutojmë. Mos thuaj u rrit. Sa i përket kontrabandës, se akuzove një person. Ka shifra. Në vitin 2013, por edhe në 2012. Shdoganonit 313 ton naftë, por tani bëhet 481 ton. Si akuzon një person. E bën edhe në mënyrë folklorike. Se unë ndryshe nga ti nuk marr nëpër gojë njerëz. E di Shqipëria që këto janë gjobë. Papritur mbaron sulmin. Formulo denoncimin dhe shko tek SPAK-u. Për të na ndjekur nga mbapa në sensin që ça themi ne, bëjnë ata. Je dhe djalë që kupton. Unë nuk e fsheh që po patjetër, në çmimin e karburantit ka një taksë karboni. Sot në krizë, shqiptarët e blejnë më shtrenjtë apo më lirë? Është fakt! Çmimi në benzinatë me taksën e karbonit nuk ka për t’u hequr. Besojmë se kush ndot më shumë, paguan më shumë.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 shefqet kastrati edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 shefqet kastrati

Sondazh

Poll