Politike

VD-Balluku-PD: Latë pas një kufomë! Në 2010 u ble energji, pse? Ishte viti më i mirë

14 Tetor 2021, 13:41 Nga DOSJA
VD-Balluku-PD: Latë pas një kufomë! Në 2010 u ble energji,

TIRANË– Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës, duke theksuar se kanë lënë një kufomë energjetike.


Balluku i është përgjigjur akuzave të rënda të Bujar Leskajt, i cili hodhi akuza për shkelje nga ana e qeverisë duke e bërë fajtore për krizën energjetike që po përjeton vendi. Ajo theksoi se duhet duhet të jetë më i saktë dhe të bazohet në fakte kur akuzon duke bërë me dije se në vitin 2010 u regjistrua viti me prurje më të larta hidrike por sërish u importua energji elektrik, duke kërkuar llogari nga opozita.

“Duhet të jeni më i saktë kur akuzoni, kur nuk ka asnjë copë letër duhet ta japim sipas jush?! Vetëm tuneli i Thirrës ka nisur me një shumë që ishte tek 110 mln dhe u mbyll me 280 mln euro. Është mirë ky lidh i cili nga fillimi vendos një çmim limit i cili në të do ndërtohet vepra, apo t’ja lëmë çdo kompanie që ia rrit çmimin disa fish. Mund t’i merrni dosjet e t’i dërgoni në SPAK, askush nuk ju ndalon që të kontrolloni çdo lloj procesi. Latë një kufomë energjetike. Ju arkëtonit 48% të faturimit, ne mbi 96% të faturimit. 1.1 mln kontrata abone të lidhura nga të cilët 500 mijë aktivë 187 mijë subvenciohen nga shtetit. Këtu është viti 2010. U prodhua 7 terravat nga kaskada e Drinit. E di sa keni inportuar? 1.9 terravat. Pse? Pse keni importuar në vitin me prodhimin më të lartë?,”- tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belinda balluku seance plenare 14 tetor 2021 belinda balluku seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll