Politike

VD-Rama: Vitin tjetër satelitët shqiptarë në orbitë, ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’

14 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
VD-Rama: Vitin tjetër satelitët shqiptarë në orbitë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në seancën e Kuvendit se Shqipëria përveç dronave do të cojë dhe satelitë në orbitë. Rama paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundraligjshme.


“The do blejmë drona. Jo, do blejmë drona, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Do çojmë dhe satelitë në orbitë, qeshni po kur të shikoni satelitët ‘Shqipëria në Orbitë’ dhe jo mandatin tjetër, por vitin tjetër, satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, qeshni por do i shikoni atje në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanum’, që siç tha ai i foltores, bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për t‘u futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg. Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy. Në atë pikë nuk dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell, do kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, është në të drejtën tuaj se të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet kur qeshni se nuk qani dot prapë ju kuptoj”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi, ‘përplasjet’ për minutazhin, Basha debaton me Ramën (ZHVILLIMET)

(k.m)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha satelite ne orbite seance plenare 14 tetor 2021 edi rama lulzim basha satelite ne orbite seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll