Politike

VD-Rama-Bashës: Po je origjinal, ndoshta mund të jesh gati për bashkëqeverisje

14 Tetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
VD-Rama-Bashës: Po je origjinal, ndoshta mund të jesh gati për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e sfidoi publikisht Bashën duke i thënë se nëse është distancuar vërtetë nga Berisha dhe ka ndryshuar, atëherë le të pranojë ftesën për bashkëqeverisje. Ai i tha se nëse është origjinal dhe i distancuar nga ‘ustai’ i tij atëherë mund të bëhet gati për bashkëqeverisje.


Rama: Ka ndryshuar sistemi, ti i ke gjetur gati gjërat vëlla. Na tregon ne. Na trego ça bëre njëherë. Mos na thuaj që hoqe vizat dhe fute Shqipërinë në NATO. Se nuk po të them këtu se me ça çmimi e keni përfunduar rrugën e Kombit. Përfunduar sipas jush se tani po bëhet ura. Nuk po ta llogaris këtë. Me sa e keni filluar dhe sa e keni përfunduar. Me dyfishin. Flet më miliona me lehtësi të madhe. Cicëron si zog. Shifrat janë shifra. Opinionet janë si çështje tjetër. Kam punë të tjera për të bërë. S’kam ndërmend të merrem më sot. Nëse do debat idesh, urdhëro bujrum. Nëse vjen dhe i jep gojës mos u anko se do të vjen Foltorja. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu. Mos hy në garë se kush më shan më shumua. Nuk e kalon njeri ustain tënd. Je dobët para tij, ai origjinali, ti kopja. Kur të kalosh tek origjinali, nëse e ke një brenda atëherë kushedi mund të jesh gati për bashkëqeverisje.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seance plenare 14 tetor 2021 edi rama seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll