Politike

VD-‘Je qesharak’/Basha:Ti ke ardhur ose të kanë sjellë nga Parisi,aktor i mjerueshëm

14 Tetor 2021, 10:32 Nga DOSJA
VD-‘Je qesharak’/Basha:Ti ke ardhur ose të kanë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se është një aktor i mjerueshëm. Gjatë seancës së Kuvendit, Basha ironizoi kryeministrin me fjalët: “U riktheve si Drakula në një vend që është më keq se ku ishte para 8 vjetësh”. Kryedemokrati tha se Rama është kapur me thonj pas foltores dhe po e përdor në mënyrën më neveritëse.


Basha: E gjithë puna është si të heqësh dorën nga ajo, ta kanë lënë porosi të dalësh para kamerave? Sa qesharak që je, nëse nuk do ishe njeriu që ka në dorë buxhetin e shtetit me thënë të drejtën, nuk do më argëtoje dot as sa një aktor i mjerushëm shfaqjesh në kopshte fëmijësh,  kaq mjerueshem ka arritur intelekti yt, po kjo nuk është foltore për gjëra personale. Por të japësh llogari, meqë nuk jep dot rrëshqet, se mendon se kështu shqiptarët do e shtyjnë dhe një ditë pa bukë. Je kapur me thonj pas foltores, dhe pjesën më të keqe nuk ka njeri që e ka kthyer në formën më të shëmtuar. Prapë gjërave kryesore, po mashtrove pa cilësi, vjen këtu dhe flet për taksë karboni. Kush e rriti me 100 lekë në janar të 2014, unë apo ti, kush e rriti dhe me 120 lekë të tjera, taksa e qarkullimit, kush ia shtoi. 65% e çdo litri shkon taskë për ty dhe ortakët e tu, shëndetësinë e ke futur në gropë, shkollat nuk i hap se Naim Frashërin në Durrës e ke fshirë se do qendrën tregtare të Celës. Kujt i flet për takse karboni, ti futesh për të nxjerrë atëë, sic mashtrove dhe djaline  vogël e cove te ronaldo dhe e mashtrove. Ti i ke bërë betejat e tua, ke ardhur ose të kanë sjellë nga Parisi, siç thoshte, siç thonë shokët e tu, e ke lidhur aleancën me krimin, se si e nise traditën, se si kërciste plumbi në mbrëmje.., u duk sikur u stopove, u riktheve si drakula.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll