Politike

VD-Rama: Ekonomia po ringrihet fuqishëm, thotë FMN-ja, shqip dhe anglisht

14 Tetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
VD-Rama: Ekonomia po ringrihet fuqishëm, thotë FMN-ja, shqip dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme nga seanca e Kuvendit se ekonomia e vendit po ringrihet fuqishëm. Ai lexoi para deputetëve raportin e FMN-së, që sipas tij vendi ka një ekonomi të qëndrueshme e se është e mirëvendosur për të adresuar sfidat. ‘Nuk po vazhdoj më me FMN, kjo është FMN shqip dhe anglisht’- tha Rama duke shtuar se opozita po përsërit të njëjtat akuza.


Rama: Duke iu referuar kësaj, meqë u soll FMN-ja, e kam këtu përpara. Në deklaratën në përfundim të misionit, ekonomia e Shqipërisë ka treguar një ekonomi të qëndrueshme, aktiviteti i ekonomisë po ringrihet fuqishëm, thotë FMN-ja. Sikur thotë qeveria është e mirëvendosur për të adresuar sfidat, në funksion të qëllimit. Dhe më tutje, pas një periudhe kontraktimi, në vitin 2020 më pak seç ishte parashikimi juaj. Ekonomia po ngrihet fuqishëm, mbaje shënim, do jetë mbi 8. Nga rindërtimi, pakësimi i lëvizjes dhe të tjera që nuk po vazhdoj më me FMN, kjo është FMN shqip dhe anglisht. Më tutje, përsëritet prapë, që kur ke hyrë në këtë sallë, përsërit po të njëjtën gjë. Përsëritet, duke i thënë shqiptarëve që ne kemi marrë 200 mln borxh, ashtu sikur e the dhe vet lajmërohet një krizë që nuk ekziston. Sot cmimet janë rritur kudo, meqë e solle Kosovën herën tjetër, nuk e solle sot prape se dhe atje janë rritur çmimet. Sot është një krizë globale jo lokale, e të pasurve dhe jo të pasurve, është detyra ime, këtë kam bërë dhe flas hapur njerëzve, Sidomos kur i gjithë vendi përballet me këtë krizë. Cmimi për konsumatorët nuk është rritur, ka krizë, po madje një të atillë, që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur, po problemi do jetë oferta në raport me kërkesën. Do jesh i gatshëm të paguash dhe më shumë po sdo jesh në gjendje ta marrësh. Për të bërë të mundur që kostoja e rritur të mos shkojë në xhepin e shqiptarëve.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ekonomia seance plenare 14 tetor 2021 edi rama ekonomia seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll