Sport

Edinson Cavani duhet të largohet nga Man.Utd në janar, shkak Cristiano Ronaldo

14 Tetor 2021, 05:08 Nga DOSJA

ANGLI – Edinson Cavani është lënë anash pas ardhjes së Cristiano Ronaldos te Manchester United. Që atëherë, ai e ka parë rolin e tij, të zvogëlohet edhe në kombëtaren e Uruguajit.

Ardhja e CR7 te “Djajtë e Kuq” i ka bllokuar rrugën Cavanit, por trajneri Gus Poyet beson, se është koha që ai duhet të largohet, që të fitojë pozicionet e humbura.

Për talkSPORT, ai tha: “Pa ardhur Ronaldo, ai luante si sulmuesi kryesor. Merkato e verës rezultoi veçanërisht kundër një personi dhe ky ishte Cavani. Ndoshta ai duhet të lëvizë në janar”.

Cavani, 34 vjeç, shënoi 17 gola në 39 ndeshje gjatë një sezoni mbresëlënës debutues te United. Por pas mbërritjes së Ronaldos, ai është bërë një figurë periferike, madje ka humbur fanellën e tij me numrin 7, të cilën ia dha portugezit.

Për mungesën e tij në fushë, Cavani kohët e fundit tha: “Në futboll, duhet të jesh gjithmonë gati. Ky është një nga çelësat në nivelin më të lartë. Ndonjëherë luani më shumë, ndonjëherë luani më pak, trajnerët marrin vendime, por kjo nuk e ndalon punën për të qenë gjithmonë konkurrues”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll