Sport

“Newcastle? Shpresoj të marr një telefonatë”, agjenti i lojtarit trondit Interin

13 Tetor 2021, 19:46 Nga DOSJA

ITALI-Ardhja e pronësisë saudite te Newcastle pritet të shkaktojë një tronditje në merkato, duke pasur parasysh disponueshmërinë ekonomike që ka në gjendje për të shpenzuar.”Shpresoj të marr një telefonatë nga Newcastle -buzëqeshi Tullio Tinti, agjenti i Bastonit -, por ai është shumë i lumtur te Inter dhe gjithmonë e ka respektuar kontratën e tij “.

Bastoni është një nga lojtarët më joshës të Interit sa i përket cilësisë dhe moshës, së bashku me Barella-n dhe Lautaro Martinez. Klubi zikaltër nuk po përjeton momente të mira ekonomike dhe mund të detyrohet të shesë për të përfituar financiarisht.

“Nëse do të ishte Bastoni që të sakrifikohej, ne do t’i merrnim parasysh gjërat – komentoi Tinti- “por ne nënshkruam një kontratë pak kohë më parë dhe Alessandro është shumë i lumtur te Inter.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bastoni inter bastoni inter

Sondazh

Poll