Politike

Rama-Bashës: Me çmimet e rrugëve ke pas një raport më të shtrëmbër se me aritmetikën

14 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Rama-Bashës: Me çmimet e rrugëve ke pas një raport më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu drejtua kryedemokratit Lulzim Bashës duke i thënë se ka një raport të shtrembër me çmimet e rrugëve, duke mos ia përjashtuar dhe aritmetikën. Akuzave të Bashës për tunelin e Llogarasë, Rama i anashkaloi duke i përmendur se nuk i ka marëdhëniet mirë me çmimet.


Rama: Shqipëria sot nuk është më në atë gjendje që ishte kur ju u larguat. U detyruat që të bëni akrobaci, deri në atë aktobacinë fatnastike me Bankën e shqipërisë për ti shtiur Hotel Dajtin, ishit duke u mbytur. Për të mos folur për energjinë. Cfarë do që të bëjme ne, ma besoni ju duhet t’ja vini vetes një moratorium heshtje për energjinë për 10 vjet, deri kur të jenë në këtë sallë të gjithë si ata që ishin për herë të parë. Ata që kanë qënë këtu, kur ngrinin kartonat për të mbajtur në këmbë pushtetin e ish-foltores të mos jenë më këtu. Deri atëherë të mos jenë më këtu. Thua, zbrazët, ca zbrazët? Dhe vazhdoni me të njëjtin avaz, të bëni të njëjtin gabim dhe zgjoheni të habitur pas zgjedhjeve dhe filloni me masakrat, cilat masakra. Ky është fakt publik, jo vetëm në këtë kohë por në të gjitha kohët që kemi nisur..se ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limitit, dhe kur vjen nga qielli duhet ta derdhim. Ju keni bërë katastrofa, skavica sot nuk është më një ëndërr as një premtim elektoral. Po është një proces, ndërtimi i Skavicës, do të na bëjë ne që pastaj të vendosim dhe kushdo që vjen se ku e shet energjinë, jo nga halli se s’ka ku co ujin po duyke ndjekur momentin. Kur ne duam që ta blejmë energjinë është shumë e lartë. Ne planin tonë dhe për këtë kemi gjetur një zgjidhje të ndërmjetme.

Ku janë shifrat? Si po bie konsumi kur importet pa energjinë janë rritur me 78%, si rritet dhe konsumi bie. Si po bie konsumi kur kursimet e vogla sot janë më lart seç kanë qënë. Janë kursime të njerëzve të zakonshëm. Vjen dhe thua tuneli i Llogarasë është dëm ekonomik, po si, e ke treguar se me çmimet e rrugëve ke pas një raport më të shtrëmbër se me aritmetikën.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll