Politike

Basha-drejtësisë: Shqiptarët ju presin, në vend të gotave duhet të trokisnin prangat

14 Tetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Basha-drejtësisë: Shqiptarët ju presin, në vend të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit bëri një apel publik mbi pushtetin e tretë, atë të drejtësisë. Ai kërkoi nga gjyqtarët dhe prokurorët që të veprojnë në lidhje me korrupsionin, i cili po cënon zhvillimin ekonomik të vendit. Duke nënkuptuar eventin e premierës së filmit të ‘James Bond’ ku të pranishëm ishin figurat e njohur të institucioneve të drejtësisë, Basha u shpreh se në vend të gotave të shampanjës, duhet të trokisnin prangat për të gjithë bashkëpuntorët e krimit.


Kam thirrje për zonjat dhe zotërinj të gjyqësorit, i drejtohem si familjar, dëshmitar. Kur të mbyllet kjo seancë, ajo që mbetet janë debatet tona, të cilat do të shpërfaqen si llafe apo propagandë. E vërteta është jashtë, te çmimet që rriten, te korrupsioni që han buxhetin e shtetit, zonja dhe zotërinj të gjyqësorit, u bë kohë që shqiptarët po ju presin. mos lejoni që vonesa juaj të bëhet penguese për demokracinë. Mos u bëni bashkëpuntorë me krimin, lëreni tapetin e kuq për artistët e vërtetë dhe mos parakaloni krah për krah me ata që në vend të gotave të shampanjës duhet tju troksisnin kyçe prangat e drejtësisë.’

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike drejtësia lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 drejtësia lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll