Politike

VD-‘I do emrat?’/ Basha-Ramës: Mos i bëj presion Gledis Nanos që të mos veprojë

14 Tetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VD-‘I do emrat?’/ Basha-Ramës: Mos i bëj presion Gledis

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Edi Rama ditën e sotme gjatë Kuvendit, që të mos i bëjë presion drejtorit të ri të Policisë Gledis Nano.


‘Shikoji mirë statistikat, se edhe INSTAT-i që ke kapur për fyti thotë që të ka rënë më 15 për qind edhe konsumi edhe eksporti korrik me gusht. Ndoshta ti shikon vetëm importin e bananeve, ai të është rritur. Bananet të janë rritur. Të gjithë ata që bëjnë trafik droge me bananet, edhe ata që ke pasur jashtë oborrit, i ke futur në oborr sot. I do emrat? Ta mban?! I do emrat apo jo, shko tako përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese partnere. Unë i kam, nëse nuk t’i kanë dhënë shko takoi. Mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veprojë! Një gjë të jetë e qartë moratorium heshtje për opozitën nuk ka më. Vetpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime, edhe bindja ime shpesh herë e gabuar për një diferencë absolute mes palëve. Nuk ka diferencë absolute, por padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes sonë, që meqë ra fjala nuk ke çuar asnjë në Prokurori, nuk krahasohet me më të mirin tuaj”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjobe

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama geldis nano lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 edi rama geldis nano lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll