Politike

VD-360 minuta, pak për opozitën? Shehu i revoltuar, Rama: Po të jetë për mua…

14 Tetor 2021, 08:21 Nga DOSJA
VD-360 minuta, pak për opozitën? Shehu i revoltuar, Rama: Po të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është përfshirë ditën e sotme në një debat me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kohës kur në Kuvend po diskutohej minutazhi që secili nga deputetët ka për të folur, Shehu iu drejtua Ramës duke e pyetur se nëse ishte e drejtë kjo që po u bëhet. Rama i bëri të ditur se nëse do ishte në dorën e tij, ata mund të flisnin sa të donin.


PJESË NGA SEANCA:

Tritan Shehu: Ju e para duhet të kërkoni vendosjen e rregullave. Ky është Kuvendi i deputetëve sovranë. Të vendoset ajo e drejtë e panegociueshme. Jo vetëm për ne. E kam edhe për kolegët e majtë. Ju duhet të bëni thirrje që deputetët të jenë sa më aktivë. Si mund të jenë. A ka mundësi? Ç’ka përveç fjalës? Kjo është demokracia? Ka Shqipëria gjendje të jashtëzakonshme? Dua ta di. Ja ku është kryeministri…Ma thuaj! Ju personalisht, jam i bindur se ju e kërkoni këtë gjë.

Rama: Për mua duhet të flisni pa limit. Sa më shumë të flisni ju aq më mirë është për mua. Po të them po të jetë për mua…

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seance plenare 14 tetor 2021 tritan shehu edi rama seance plenare 14 tetor 2021 tritan shehu

Sondazh

Poll