Politike

VD-Basha flet PRERË: Nisëm pastrimin! S’pështyj mbi 16 vitet që kalova me Berishën

14 Tetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
VD-Basha flet PRERË: Nisëm pastrimin! S’pështyj mbi 16

TIRANË – Lideri i Opozitës, Lulzim Basha ka folur në seancën e sotme parlamentare. Ai ka theksuar se ka qënë vetëpërmbajtja që e ka diferencuar nga të tjerët dhe ka akuzuar qeverinë Rama se mes tyre ka vetëm hajdutë.


Basha ka thënë se e ka nisur pastrimin brenda PD, por nuk pranon kurssesi të hedhë baltë mbi ish-kreun e opozitës Sali Berisha.

“Vetpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime. Ka qenë dhe bindja ime shpeshherë e gabuar për një diferencë absolute midis palëve. Nuk ka diferencë absolute, po padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes tonë, i cili meqë ra fjala, s’ke arritur të çosh para prokurorisë, nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Megjithatë, ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty tek citon ndoshta në çdo sens të përbaltjes, të llumit, të gënjeshtrave, të renave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16  vite dhe për këto 30 vite si Parti Demokratike. “, ka thënë Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha seance plenare 14 tetor 2021 lulzim basha sali berisha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll