Politike

‘S’ke faj se sa herë më sheh…’/Basha-Ramës: 4 vitet e para s’ti kisha mësuar hilet

14 Tetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
‘S’ke faj se sa herë më

TIRANË-Kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë Kuvendit, duke i thënë se ai është armiku i tij më i madh në politikë. Basha i tha se sa herë që e shikon, Ramës i del para syve ora e rërës. Ndërkohë ai i tha se në katër vitet e para mund të luante katër vitet e para të pushtetit pasi në atë kohë nuk ia kishte mësuar hilet, mirpo i bëri të ditur se tashmë ia ka mësuar truket ai dhe gjithë bota.


Basha: Mos guxo as ti as langot e tu të provokojnë opozitën. Mirëmëngjes nga unë s’ke për  të dëgjuar, siç nuk ke dëgjuar asnjëherë , se prej ditës time të parë në politikë je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj dhe s’ke faj sepse sa herë më sheh të del para syve ora e rërës. Po, po por ta ka mbajtur pak dorën llumi i tranzicionit .Kështu që nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, siç e njeh një pjesë e deputetëve të tu këtu dhe një pjesë e atyre me të cilët darkon e drekon , kriminelët e kam fjalën , qoftë ata  që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish ministrin e brendshëm që ndryshe nga ministri yt i brendshëm i tanishëm, i mëparshëm e i mëparshëm, ju tregonte vendin,  nuk bënte pazare me ta. Në qoftë se nuk do të provokosh  një reagim të tillë thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen kësaj opozite, se kjo është pasuria e vendit, kjo është shpresa e vendit , kjo është shpresa edhe për atë pjesë të këtyre këtu shumë të vogël  dhe të atyre socialistëve jashtë kësaj salle që mezi presin t’iu heqin qafe ju që e mbani veten për sheikë të përjetshëm. Kjo është e para, e dyta të gjithë mund të jemi prindër më të mirë , në veçanti ne politikanët , unë kam një borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi  dhe jam gati të marr leksione prindërie nga çdokush në Shqipëri përveç teje , jo prej teje . Tani të vijomë tek halli, halli im o Edi Rama  janë shqiptarët, por ty kaq ta ka prerë që në ditën e parë që je futur në politikë e kështu do ta presë deri ditën e fundit që je në politikë. Ti  hallet i mat me kutin tënd, halli yt është se të ka mbaruar  vaji i kandilit, ti këtë e di shumë mirë , e dije para 25 prillit, e di pas 25 prillit . Doje të digjje prap vajin tetë vjeçar , ja që se djeg dot më vajin tetë vjeçar . Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur shqiptarëve. Kështu që ke vendosur sa herë që përmende foltoren këtu, dhjetë herë?! Foltorja nuk është halli im, është halli jot , foltorja është ding-dong u, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty , nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi  dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet?

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll