Politike

VD-Basha: Krijuat dëm ekonomik prej më shumë se 40 milionë euro

14 Tetor 2021, 09:04 Nga DOSJA
VD-Basha: Krijuat dëm ekonomik prej më shumë se 40 milionë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se qeveria shqiptare i ka shkaktuar qytetarëve një dëm ekonomik prej më shumë se 40 milionë euro. Kryedemokrati tha se për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, qeveria ka përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Basha u shpreh nga Kuvendi se qeveria do që të trembë qytetarët, ti mbajë në ankth dhe ti përdorë.


Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro. Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse? Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse? 3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro. Pse? Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga ju për këto pikëpyejte, sepse në një shtet të kapur nga korrupsioni, përgjigja është e qartë. Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët. Prandaj doni t’i trembni, doni t’i mbani në ankth, t’u thoni që kjo është një fatkeqësi natyrore, sepse doni të mbuloni menyrat tuaja.’

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike demi ekonomik lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 demi ekonomik lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll