Politike

VD-Balla: O Tritan, e kuptoj se ‘Foltorja’ ka probleme, më lër të vazhdoj

14 Tetor 2021, 08:31 Nga DOSJA
VD-Balla: O Tritan, e kuptoj se ‘Foltorja’ ka probleme, më

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nisi fjalën e tij në Kuvend duke iu bërë thirrje deputetëve që të vaksinohen. Në mes të fjalës, ai ndërpre nga Tritan Shehu. Balla i kërkoi që të mos ta ndërpriste, duke i përmendur ‘Foltoren’ e Berishës, e cila sipas tij ka probleme. Më pas Balla vijoi fjalimin e tij duke u shprehur se në sallë do të qëndrojnë aq orë sa lejohet për shkak të masave që janë vendosur në kuadër të pandemisë Covid-19.


BALLA: Procesverbali i mbledhjeve do të bëhet publik. Nga të dy krahët është rënë dakord që deri në vaksinimin e të gjithë deputetëve, me konsensus nga Konferenca, kemi bërë disa…O Tritan të lutem shumë, e kuptoj se foltorja ka problemet e veta po më lër të vazhdoj problemet e mia këtu.

Po ju them që jemi dakordësuar që të shtohet një orë për shumën e çështjeve që kemi sot. Sot zhvillohet seanca në Parlamentin Europian në Strasburg, nis në 9 dhe përfundon në 13:00. Ua kemi thënë disa herë, nuk kishte ndërhyrje nga ana jonë, 4 orë nga sa e sa deputetë janë në PE. U tha këtu se ne nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme, zotëri jemi në mes të pandemisë. Nuk ka vend në botë që nuk i ka reduktuar orët në parlament. Dhe Kuvendi i Shqipërisë, referuar shumë intitucioneve, ka përshtatur aktivitetin e vet, kemi bërë një ndryshim në Komisione, apeli im është që ti bindin qytetarët, ka ende deputete që nuk e ka kryer këtë detyrim. Kur të kemi një situatë nën kontroll brenda kësaj salle do kemi dhe më shumë. Unë ju mirëkuptoj shumë por mund të keni halle të tjera. është marrë një vendim për këtë çështje, në konferencën tjetër do të diskutojmë sërish dhe do ecim. po ne kemi njëpërgjegjësi për ta shndërruar Kuvendin në model. Kemi fituar disa beteja me pandeminë por nuk e kemi fituar luftën. Nuk mund të ketë më shumë se 2 diskutime zonja kryetare. Ka filluar të ketë një dialog konstruktiv për disa çështje.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 14 tetor 2021 taulant balla tritan shehu seance plenare 14 tetor 2021 taulant balla tritan shehu

Sondazh

Poll