Politike

VD-Bardhi acarohet me Nikollën: Ndërprit seancën, Rama u kërkon që ne mos të flasim

14 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
VD-Bardhi acarohet me Nikollën: Ndërprit seancën, Rama u

TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike, kundërshtuan minutazhin e vendosur për secilin deputet në Kuvend. Ishte kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Alfred Rushaj ai i cili mori fillimisht fjalën duke u shprehur se me këtë vendim cënohet e drejta e secilit deputet. Ai e quajti seancën tej normales duke kërkuar shfuqizim të vendimit. Gazmend Bardhi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit ndërprerje të seancës duke akuzuar më pas kryeministrin Edi Rama se është ai që ua ka ndaluar që të mos të flasin.


Alfred Lushaj: Rregullorja e Kuvendit ka përcaktuar të drejtën e deputetit për të folur 10 minuta dhe i vetmi rast kur rregullorja e ka përcaktuar ndryshe është në rastin ku ka debate për tema të caktuara. Pika 8 parashikon që vetëm kur cmohet për një cështje konkrete mund të përcaktohet koha e deptuetit. Kjo është nëj seancë normale dhe kështu cdo deputet duhet të ketë kohë 10 minuta. ER kuptoj që ju nuk doni të na lisni të flasim. Por e ka rregullorja dhe ju ftoj ta shfuqizoni.

Nikolla: Është një vendimmarrje në tagër të konferencës së kryetarëve dhe ne kemi tagër vetëm të njoftojmë këtë vendim jo ta diskutojmë.

Bardhi: Nuk është në kompetencë të konferencës parlametntare por e vetë Kuvendit për të përcaktuar një rregullore që rregullon bashkëjetesën tonë këtu. Ju e nisni seancën duke thënë se nuk diskutoni vendimin e marrë nga Balla. Koha e përcaktuar vendoset vetëm kur ka një çështje konkrete. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite parlament ku u thuhet se do flasin gjithsej 100 minuta ndërkohë që rregullorja na njeh të drejtën të flasim 680 minuta. Ju duhet të mblidhni konferencën e kryetarëve për ta ndryshuar këtë vendim. Kush është arsyeja që e keni marrë këtë vendim në shkelje të nenit 48 të rregullores.

Nikolla: Jemi në kohë Covidi dhe prandaj duhet të ketë një orar të tillë.

Bardhi: Kush ju ka thënë juve se këtu përhapet virusi ndërsa në stasdium nuk u përhapka virusi.

LAJMI KRYESOR:LIVE- Kuvendi, ‘përplasjet’ për minutazhin, Basha debaton me Ramën (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj gazmend bardhi lindita nikolla seance plenare 14 tetor 2021 alfred rushaj gazmend bardhi lindita nikolla seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2021, 20:07

Basha u mor në mbrojtje? PD: Vendim i vitit 2007

TIRANË– Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin që është publikuar në thuajse të gjitha mediat pasditen e sotme, se kryeopozita Lulzim Basha ësh...

Politike 12 Tetor 2021, 08:29

Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Nga Nicola PedrazziPërse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikr...