Politike

VD-Kriza energjitike në vend, Basha: Nesër depozitojmë kallzimin penal në SPAK

14 Tetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
VD-Kriza energjitike në vend, Basha: Nesër depozitojmë kallzimin

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të bëjë një kallëzim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për çështjen e krizës energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, në Kuvendin e Shqipërisë, Basha tha se qeveria dhe institucionet kanë dhënë tendera luksi, duke çuar qytetarët drejt një krize të shkaktuar nga korrupsioni.


Kallzimin në SPAK për energjinë. Korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përodrën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar  një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me palnifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të  gropes që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tonë,”-tha Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi, ‘përplasjet’ për minutazhin, Basha debaton me Shalsin (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2021, 20:07

Basha u mor në mbrojtje? PD: Vendim i vitit 2007

TIRANË– Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin që është publikuar në thuajse të gjitha mediat pasditen e sotme, se kryeopozita Lulzim Basha ësh...

Politike 12 Tetor 2021, 08:29

Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Nga Nicola PedrazziPërse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikr...