Politike

“Shërim të shpejtë se nuk dëgjon mirë”, Balla ironizon Metën: Ç’dekreti juaj një lajthitje antikushtetuese

11 Qershor 2019, 16:36 Nga DOSJA
“Shërim të shpejtë se nuk dëgjon mirë”,

TIRANË- Pas  deklaratës së presidentit Meta se pa dekretin e tij nuk ka zgjedhje më 30 qershor, ka reaguar sërish Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla ironizon Metën, duke i uruar shërim të shpejtë, pasi nuk dëgjon mirë. Sipas Ballës ç’dekreti i presidentit një lajthitje antikushtetuese, që meriton të gjithë vëmendjen e Parlamentit, ku nesër do të miratojnë rezolutën për shkarkimin e Metës.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës: 

Degjova nga Presidenti Meta që ka qenë i sëmurë në këtë periudhe dhe nuk degjon mirë!

I uroj ne emer te Grupit Parlamentar shërim të shpejtë dhe meqë nuk degjon mirë po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:

Zoti President ju nuk keni asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve të dekretuar prej Jush.

ZGJEDHJET DO TË MBAHEN MË 30 QERSHOR, në respekt të plotë të dekretit të nxjerrë prej Jush në respekt të detyrimit kushtetues që keni.

Ndersa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale.

Te shkuara edhe njehere Zoti President!

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë para gazetarëve, pas rezolutës së Partisë Socilaiste për parlamentin dhe thirrjeve se dekreti i tij ishte “nul”. Kreu i shtetit përsëriti sërish se nuk do të ketë zgjedhje lokale. Mesazhet i drejtoi sërish për Bashën, Ramën, Berishën dhe ndërkombëtarët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale taulant balla ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale taulant balla

Sondazh

Poll