Politike

Basha ‘raporton’ para Këshillit Kombëtar: Nuk do pranojmë asnjë proces fals. Do ketë zgjedhje të parakohshme

11 Qershor 2019, 16:45 Nga DOSJA
Basha ‘raporton’ para Këshillit Kombëtar: Nuk do

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar të PD, ku po flitet rreth situatës politike në të cilën ndodhet vendi.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor, ndërsa ka thënë se do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme. Është e sigurt, është beteja jonë. Detyra jonë është që ta bëjmë bashkë me shqiptarët. Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën. Zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje” Ka thënë Basha.

Sipas tij,“zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje”.

Kryedemokrati ka garantuar Këshillin Kombëtar të Pd-së se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me të. As negociator nuk ka. Çdo ndërkombëtar sot e njeh kush është Rama. Kjo është një betejë e jona. Sot kemi detyrën të bëjmë bashkë për Shqipërinë, me shqiptarët. Tashmë është e qartë se do të ketë zgjedhje paraprake”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit kombëtar, ka thënë se ata duhet të jenë të gatshëm të mbrojnë demokracinë.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe pët të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”, – tha Basha.

(B.B; K.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd lulzim basha keshilli kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll