Politike

Reagimi i Ramës, Presidenti i përgjigjet ‘rrufeshëm’: Qytetarët kanë nevojë për zgjedhje e jo votime

11 Qershor 2019, 16:33 Nga DOSJA
Reagimi i Ramës, Presidenti i përgjigjet ‘rrufeshëm’:

TIRANË- Pas reagimit të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratën e Presidentit se nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje pa dekret të kreut të shtetit, ka reaguar sërish Meta.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet: “Shqiptarët kanë nevojë për ZGJEDHJE, jo për votime!??”

Kujtojmë se pak mëherët, kryeministri Edi Rama, u shpreh sërish se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. (Lexo këtu)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, nga presidenca, ku foli për argumetet e djeshme, lidhur me anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. (Lexo këtu)  Gjatë kësaj konference Meta u shpreh se vendimi i tij është bërë për shkak të informacioneve se më 8 qershor situata mund të precipitonte në përplasje. Ai tha se nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje pa dekret Presidenti. Meta u bëri thirrje palëve për dialog politik. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet lokale ilir meta zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll