Politike

Piroli: Prej javësh 1500 familje nuk kanë marrë bonuset e qirasë nga qeveria

13 Tetor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Piroli: Prej javësh 1500 familje nuk kanë marrë bonuset e

KURBIN- Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Piroli ka denoncuar braktisjen e Kurbinit nga ana e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se 1500 famijë nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë nga qeveria, pas tërmeti u ka shkatërruar shtëpitë. Sipas Pirolit, bonusi i qirasë duhet të ishte hedhur në llogaritë e qytetarëve që nga data 1 tetor.

Postimi i Plotë:

Braktisja e madhe e qeverisë në Kurbin. Prej 3 javësh 1500 familje pa bonus! Qeveria të mos vjedhë për pak orë dhe të zgjidhë menjëherë problemin! Arben Ahmetaj mashtroi sërish sot banorët e Kurbinit. 2 vite pas tërmetit shkatërrimtar, të paktën 6 mijë laçjanë jo vetëm nuk kanë hyrë akoma në shtëpitë e tyre, por nuk marrin më as bonusin e qerasë.

Bonusi duhet të ishte në llogaritë e qytetarëve prej datës 1 tetor. Sot është mesi i muajit dhe banorët e dëshpëruar gjenden përpëra llogarive bosh! 1500 familjet janë në gjendje mbijetese! Çdo ditë vonesë e bonusit të qerasë do të thotë që kryefamiljarët kanë hequr paratë e bukës së gojës së fëmijëve për të paguar qeranë, që ka marrë përsipër ta paguajë qeveria.

Jam i bindur që Edi Rama dhe Arben Ametaj nuk duan t’ia dinë për jetën e vërtetë të vështirë të njerëzve të ndershëm, sepse ata jetojnë mes luksit. Vetë darkojnë te Nusreti, ndërsa për qytetarët e Kurbinit nuk paguajnë as detyrimin ligjor të bonusit të qerasë. Është e pafalshme kjo mizori kundrejt njerëzve më të pamundur. Qeveria ka para, por i ka për të vjedhur me tenderat e energjisë. Le të mos vjedhin për disa orë dhe t’u japin banorëve të Kurbinit urgjent bonusin e vonuar prej 3 javesh. Le t’i lënë llogaritë e rrogave të tyre bosh dhe të mos luajnë me bukën e gojës!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bonuset e qirase kastriot piroli kurbin shtepite e shkaterruara nga termeti bonuset e qirase kastriot piroli kurbin shtepite e shkaterruara nga termeti

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2021, 20:07

Basha u mor në mbrojtje? PD: Vendim i vitit 2007

TIRANË– Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin që është publikuar në thuajse të gjitha mediat pasditen e sotme, se kryeopozita Lulzim Basha ësh...

Politike 12 Tetor 2021, 08:29

Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Nga Nicola PedrazziPërse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikr...