Politike

Mungoi dje tek ‘Foltorja’! Flamur Hoxha vihet para zgjedhjes: O me Berishën, o me…

13 Tetor 2021, 14:44 Nga DOSJA

KUKËS– Deputeti i Partisë Demokratike në Kukës, Flamur Hoxha ka zgjedhur që të jetë asnjanës në “luftën” politike të ish kryeministrit Sali Berisha me kryedemokratin, Lulzim Basha. Berisha mbrëmë mbajti “Foltoren” e radhës në Kukës, por Hoxha nuk ishte pjesë e saj. Por i kishte sqaruar të gjithë me një mesazh të gjatë në rrjetet e tij sociale, duke lënë kështu të kuptohet se në fund do të mbështeste demokratët dhe vendimin që ata do të marrin.

“I mirëkuptoj zërat spontane që thërrasin të dalim nga institucionet por nuk e kam menduar kurrë të dal nga institucioni i shenjtë PD. Jeta ime si dhe fjala është e shenjtë edhe në misionin fisnik per te kontribuar politikisht në PD ku gjendem natyrshëm. Unë nuk jam në PD per hatër te askujt as për mëshirë te ndokujt, jam në PD për hir të familjes e historisë time,”-shkruan ai ndër të tjera.

Por me lëvizjen e tij diplomatike, demokratët e Kukësit nuk janë të kënaqur me qëndrimin e tij asnjëanës duke “vërshruar”në faqen e tij në Facebook. Ai votues të tij, të cilët e vendosën në Kuvend, ata kërkojnë që të shprehet lirisht për qëndrimin e tij, madje shumë prej tyre kërkojnë që të dalë krah Berishës. A do t’i dëgjojë vallë?

KOMENTET E DEMOKRATËVE NË FAQEN E TIJ:

Komentues: Ne të dy kemi një respekt të ndërsjelltë për njëri tjetrin dhe këtë e kemi demostruar në kohë. Por mungesa juaj sot në foltoren e Berishës, thjesht ti prish marrëdhënjet me votuesit tuaj më të devotshëm, kjo vërtetë të afron me Lulin por të ndan me ata që të kanë ba përfaqësues të Lumës në Parlament. Nesër s’është as Luli, as Berisha kryetar PD por demokratët e Kukësit do të jenë prapë, se ata janë burra dhe gra që besojnë te liria dhe demokracia. Më i hapur, më tolerant

Komentues: Mund te jesh shume fisnik dhe po ashtu Demokrat por e verteta sot therret me ze te larte ! Me Lul Bashen i bie te jesh per shkaterrimin e PD ! Koha eshte te ndahesh ose me Lulin ose me ate qe themeloj PD. Edhe keshtu edhe ashtu sikur nuk shkon!

Komentues: Ju nuk e meritoni te perfaqesoni qarkun e Kukesit ,po ju mashtron Basha per interesa te ngushta!

Komentues: Ok, me shume te drejte je PD-ist. Te takon dhe te perkrahim. Me shume se asnjehere tani eshte koha te tregosh sa luftetar je per te sheruar PD. Partia nuk ka nevoje per dipllomaci dhe rruge te mesme. Basha qe ju kryeson eshte nje njeri i paafte. Nese doni te ndertoni Shqiperine dhe familjet tuaja me te pa afte, mos bej asgje. Perndryshe leviz dhe arsyeto voten qe ke marre nga kuksianet. … dhe bej ndonje like qe njerzit te kuptojne se po i lexon komentet.

Komentues: Z. Hoxha, cili është qëndrimi juaj në këtë situatë të krijuar së fundmi? A mund të quhen antiamerikan anëtarësia e PD-se? A mund të na thoni që votues të PD-se të quhen llum??? Ju lutem na jepni një pozicionim të qartë… Për këtë I detyrohesh votuesve.

Komentues: PD nuk konkuron per vend te dyte, as me rradhe nuk vjen ne pushtet prandaj duhet ti bashkohesh zerit te demokrateve. fjala jote ka vlere sot ose me vulen ose me antarsine. shume demokrate kuksiane do ishin krenare nese te shikonin ne krah te Sali Berishes sot.

Komentues: Flamur Hoxha je njofte perher si burr i mir dhe me vlera! Mos i humb piket vetes ne minuta shtes! Sepse nese nuk je ne PD per hater te askujte ateher duhet te jesh aty ku mblidhen demokrat, pavarsisht kush i prin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes flamur hoxha kukes lulzim basha sali berisha sali berisha ne kukes aksioni i berishes flamur hoxha kukes lulzim basha sali berisha sali berisha ne kukes

Sondazh

Poll