Politike

Lapsus diplomatik? Rama harron ‘Republikën e Kosovës’, s’përmend termin zyrtar

13 Tetor 2021, 14:43 Nga DOSJA

TIRANË– Kosova në shkresat zyrtare është Republika e Kosovës, por jo kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Në një vendim të Këshillit të Ministrave, termi zyrtar është zëvendësuar me fjalën Kosovë, duke bërë kështu një ‘lapsus diplomatik’ nga ana e autoriteteve shqiptare.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”- shkruhet ne VKM-në e firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ky vendim ka të bëjë me programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, por a do të ndikojë ky gabim në marrëdhëniet mes dy vendeve?

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lapsusi diplomatik republika e kosoves edi rama lapsusi diplomatik republika e kosoves

Sondazh

Poll