Politike

Siguria e kryeopozitarit Lulzim Basha dhe mbrojtja nga Garda e Republikës

13 Tetor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Siguria e kryeopozitarit Lulzim Basha dhe mbrojtja nga Garda e Republikës

TIRANË– Lajmi se kryeopozitari Lulzim Basha do të mbrohet nga Garda e Republikës ishte në faqe të parë të të gjitha mediave online pasditen e sotme pavarësisht se një gjë e tillë, është gjysmë e vërtetë.

Kreu i Partisë Demokratike që është edhe partia më e madhe Opozitare në vend e ka pasur mbrojtjen nga Garda e Republikës, por vendimi i sotëm, thjesht e ka përforcuar atë. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Gjatë të së njëjtës mbledhje lista me personalitetet që do të mbrohen nga Garda e Republikës u shtua dhe me emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj e atij të kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi.

Si qëndron e vërteta mbi mbrojtjen e kreut të partisë më të madhe të opozitës parlamentare?

Kreu i partisë më të madhe të opozitës parlamentare e ka pasur mbrojtjen nga Garda e Republikës që në vitin 2007, Përforcimi i shtuar sot nuk diheT për çfarë arsye është bërë por sipas VKM-së, Garda duhet të kujdeset edhe për banesat ku jetojnë emrat e listuar, akomodohen apo dhe objektet në të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre.

Në vitin 2017, para zgjedhjeve, u vu rë një përforcim dheshtim efektivësh në eskortën që shoqëronte Bashën. Në atë kohë, vetë Gardae Republikës pranoi se është përforcuar eskorta e liderit të PD-së, por nuk dha detaje për shkaqet. Situata u lidh me afrimin e fushatës elektorale dhe me rritjen e probabilitetit për të pasur incidente.

Por, në vitin 2019, situata u përsërit.

Ministri i Brendshëm në atë kohë, Sandër Lleshaj thirri në një takim gardistin Feim Dollapaj, shoqëruesin e kreut të Partisë Demokratike. Ministri Lleshaj ka kërkuar nga punonjësi i Gardës t’i bëjë me dije Bashës se duhet të shtonte masat e sigurisë, bazuar në informacionet që vetë ai dispononte, po pa dhënë më shumë detaje.

Por ky takim u pasua nga akuza të forta nga ana e PS-së. Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mbante firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, demokratët e akuzonin Lleshajn se mënyra e ndjekur nga ai ishte e paprecedentë dhe jashtë çdo praktike ligjore.

Bardhi i kërkoi Lleshajt në emër të PD-së që të tregonte informacionet që kishte në disponim për kërcënimin ndaj Lulzim Bashës, në të kundërt e gjitha do të konsiderohej një shantazh politik.

Pas kësaj letre, Presidenti Ilir Meta thirrit në takim kreun e SHISH, Helidon Bendo dhe komandatin e Gardës së Republikës, Gramos Sako për të diskutuar lidhur me sigurinë e kryedemokratit Lulzim Basha. Kjo çështje u mbyll me kaq dhe sot, dy vite më vonë, çështja e sigurisë së Bashës rikthehet në vëmendje, për arsye të paqarta.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike garda e republikes lulzim basha garda e republikes lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2021, 20:07

Basha u mor në mbrojtje? PD: Vendim i vitit 2007

TIRANË– Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin që është publikuar në thuajse të gjitha mediat pasditen e sotme, se kryeopozita Lulzim Basha ësh...

Politike 12 Tetor 2021, 08:29

Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Nga Nicola PedrazziPërse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikr...