Politike

Basha u mor në mbrojtje? PD: Vendim i vitit 2007

13 Tetor 2021, 20:07 Nga DOSJA
Basha u mor në mbrojtje? PD: Vendim i vitit 2007

TIRANË– Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin që është publikuar në thuajse të gjitha mediat pasditen e sotme, se kryeopozita Lulzim Basha është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës. Në një vendim të publikuar nga vetë selia e Partisë Demokratike, shihet se me vendim të Këshillit të Ministrave në kohën e qeverisjes nga ish-kryeministri Sali Berisha, listës së personaliteteve i është shtuar edhe emri i kryeopozitarit.

“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar,”- shkruhet në reagim.

Me vendim të Këshillit të Ministrave listës sot ju shtua emri i kryebashkiakut Erion Veiaj e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi. Shumë media e raportuan si diça të re marrjen në mbrojtje të Bashës, por vendimi i sotëm fliste thjesht për një përforcim të sigurisë për të.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike garda e republikes lulzim basha sali berisha garda e republikes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2021, 08:29

Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Nga Nicola PedrazziPërse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikr...