Politike

VIDEO-Boçi denoncon heqjen e edukatores nga puna, Kushi: Nuk jam në dijeni

13 Tetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
VIDEO-Boçi denoncon heqjen e edukatores nga puna, Kushi: Nuk jam në

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi denoncoi gjatë Komisionit të Edukimit, se është shkarkuar nga detyra një edukatore e cila punonte në Pajun, vetëm sepse u angazhua në politikë. Për këtë rast ai akuzoi ministren Kushin, e cila mohoi të kishte dijeni për ngjarjen në fjalë. Ajo tha se nuk ia kishte idenë se për cilin rast bëhet fjalë mirëpo do marrë informacione më të hollësishme.


Boçi: Kam denoncuar dhe një rast, i Daniela Gjinit. Nuk jeni në dijeni. Dua ta lidh me fjalën e gruas parafolëse, për fëmijët me fëmijë të veçanta. Daniela ishte mësuese në Pajun, për shkak se u angazhua në politikë, ajo u penalizua. Nënë e ve, ajo duhet të ishte e punësuar në mënyrë të domosdoshme.

Kushi: Nuk isha në dijeni për këtë rast, është edukatore kopshti, sot e kam dëgjuar për herë të parë. Ky është një rast për të cilën nuk kisha dijeni. Do marr informacione të hollësishëm se përse kjo edukatore nuk është më në detyrë, nuk do përgjigjem sot se është çështje që i përket Bashkisë.

LAJMI KRYESOR:

Komisioni/ Kushi flet për skenarët ndaj Covid: Jemi gati

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evis kushi komisioni i edukimit 13 tetor 2021 luciano boci evis kushi komisioni i edukimit 13 tetor 2021 luciano boci

Sondazh

Poll