Politike

VIDEO-Mësimi i nxënësve të Babicës në lokal, Kushi: Pamjet ishin montazh

13 Tetor 2021, 10:26 Nga DOSJA
VIDEO-Mësimi i nxënësve të Babicës në lokal,

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi hodhi poshtë pretendimet se nxënësit në Babicë mësojnë në lokal. Ishte deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ajo e cila preku këtë temë, duke thënë se ata mësojnë në lokal. Kushi deklaroi se fotoja është montazh pasi ajo ka parë video që mësimi në atë shkollë zhvillohet normalisht.


Zhupa: Mësimi i nxënësve në Babicë mësojnë në lokal…

Ministrja: Do ta verifikoj, ajo foto është montazh. Kurse ne kemi video që mësimi bëhet normal në shkollë, verifikim është që të ngrihet grupi i punës dhe ta shikojë.

Por pas Komisionit, për asnjë moment ministrja nuk reagoi ndërsa Zhupa ka publikuar edhe njëherë pamjet duke shkruar: Mesimi ne lokal nuk eshte montazh! Mësimi ne lokal dasmash nuk eshte montazh. Është fytyra e qeverise se Ramës me shkollat dhe arsimin në vend. Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opoziten! Ja video faktike e mësimit në lokal në Babice të Vlorës që Ministrja e Arsimit e mohoi ne komision kur une ja solla si fakt. Nuk japin zgjidhje por ofrojnë genjeshtra!

LAJMI KRYESOR:

Komisioni/ Kushi flet për skenarët ndaj Covid: Jemi gati

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evis kushi ina zhupa komisioni i ekonomise 13 nentor 2019 evis kushi ina zhupa komisioni i ekonomise 13 nentor 2019

Sondazh

Poll