Sport

“Jam gati”! De Biasi i “shkel syrin” Kosovës pas largimit të Challandes

13 Tetor 2021, 18:54 Nga DOSJA
“Jam gati”! De Biasi i “shkel syrin” Kosovës pas

KOSOVË-Gianni De Biasi gati të drejtojë Kosovën. Ish-trajneri i Shqipërisë, është vetëofruar për të marrë drejtimin e “Dardanëve” pasi të përfundojë kontrata e tij me Azerbajxhanin, e cila mbyllet pas një muaji dhe me shumë siguri nuk do të rinovohet.Në një prononcim për “indeksonline”, De Biasi ka pranuar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës, nëse i ofrohet kjo mundësi, por njëkohësisht ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakte direkte me FFK-në.

“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbajxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha fillimisht ai, duke u ndalur më pas te shkarkimi i Challandes.“Më vjen keq për Chalandes sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, vijoi tekniku i cili drejtoi Shqipërinë në suksesin më të madh të historisë së saj, pjesëmarrjen në Euro 2016.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de biasi kosova de biasi kosova

Sondazh

Poll