Sport

Shishet e hedhura, Lewandowski komenton situatën: Ishte diçka e rrezikshme…

13 Tetor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Shishet e hedhura, Lewandowski komenton situatën: Ishte diçka e

POLONI-Robert Lewandowski ka folur për atë episod të minutës së 78-të ku disa prej tifozëve të që ndodheshin në shkallët e stadiumit “Air Albania” solli dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.Sulmuesi polak është shprehur se në momentin e hedhjes së shisheve të ujit situata u bë e rrezikshme për futbollistët.

“Pas golit kishte shishe të mbushura që fluturonin, kështu që ishte pak e rrezikshme, por ne u kthyem dhe e përfunduam ndeshjen,” tha kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski.

“Ndeshjen e kemi pasur nën kontroll. Me rëndësi është që ne morëm fitoren, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të qënë më afër portës së Shqipërisë.Arbitri po debatonte për ta ndërprerë ndeshjen. I kishte qortuar shqiptarët më parë dhe kur shishet fluturuan tek ne, u bë pak e rrezikshme situata. Gjithsesi e dinim që ndeshja do të mbyllej deri në fund”, tha Lewandowski.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lewandowski polonia lewandowski polonia

Sondazh

Poll