Sport

Milan, tani kishte mangut edhe Covid-19/ Pas dëmtimeve, mbrojtësi…

13 Tetor 2021, 13:17 Nga DOSJA
Milan, tani kishte mangut edhe Covid-19/ Pas dëmtimeve,

MILANO-Telashe për Milanin. Në një deklaratë zyrtare klubi kuqezi deklaroi: “Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv pas rikthimit të tij nga ndeshjet e Kombëtares. Autoritetet shëndetësore janë informuar dhe lojtari është mire.”

Mbrojtësi i majtë do të humbasë ndeshjen e së shtunës ndaj Veronës dhe, ka shumë të ngjarë që të mos jetë as në takimin ndaj Portos për Champions League. Pioli, i cili tashmë do të duhet të bëjë pa Maignan në portë të paktën deri në fund të vitit, e gjen veten në urgjencë të plotë.

Ibra nuk është akoma në formën e tij më të mirë, Krunic, Florenzi, Bakayoko, Messias, Maldini dhe Plizzari janë të padisponueshëm për probleme fizike, ekziston shpresa që Calabria mund t’ia dalë, ndërsa Giroud duket se është rikuperuar plotësisht. Ndoshta, në këtë pikë, Ballo-Touré prit të zëvendësojë Theo-n në krahun e majtë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport milan theo hernandez milan theo hernandez

Sondazh

Poll