Sport

“Gago u kap nga bashkëshortja në shtrat, me shoqen e saj më të mirë”

13 Tetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
“Gago u kap nga bashkëshortja në shtrat, me shoqen e saj më

ITALI – Jeta private ka qenë mjaft e trazuar për ish-mesfushorin e Romës, Fernando Gago. Argjentinasi, te Real Madrid midis 2006 dhe 2010, i tha lamtumirën futbollit në vitin 2020, por vazhdon të jetë në faqet gossip, veçanërisht për ndarjen e tij nga ish-tenistja Gisela Dulko, e cila e kapi Gagon në shtrat me gruan e një prej miqve më të mirë të bashkëshortit të saj.

Tradhëtinë e Gagos, e tregon “showgirl” Cinthia Fernández: “Ajo (Dulko) është shkatërruar, po kalon një periudhë të keqe. Unë kam konfirmim, se ajo hapi derën dhe i gjeti në shtratin e saj duke bërë dashuri. Më keq, ata ishin shumë miq edhe si familje. Edhe pse u takuan dy vjet më parë, ata shkonin kudo së bashku: Gisela, Gago, ajo gruaja Verónica dhe Martíni, burri i saj, i cili nuk ishte shfaqur në skenë deri më tani. Ai është një avokat, gjithashtu i shkatërruar”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll