Sport

“Lukaku ndjek ndeshjet e Interit”, agjenti kërkon paqe me tifozët: Ai e ka në…

13 Tetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
“Lukaku ndjek ndeshjet e Interit”, agjenti kërkon paqe me

ITALI-Federico Pastorello foli përsëri për lamtumirën e Romelu Lukakut nga Inter. Sulmuesi belg u transferua këtë sezon te Chelsea, ndërsa tifozët zikaltër nuk e kanë falur largimin e belgut. Për të vendosur disi paqen, ka menduar agjenti i sulmuesit.

“Ai e ka Interin në zemër, njerëzit mund të thonë atë që duan, por ky është një fakt dhe një realitet – shpjegoi agjenti i sulmuesit belg – “Megjithatë, ai është i lumtur në Londër, ai është i përqendruar në projektin e ri, por ai ndjek Interin dhe ndeshjet e zikaltërve me një dashuri të madhe.

Ai është profesionist, është normale. Kur gjëra të caktuara ndodhin në merkato ato duhet të vlerësohen dhe pastaj të merren vendime – shtoi Pastorello. I pyetur nëse negociatat me Chelsean kishin filluar para Euro 2020 Pastorello u shpreh. “Kishte shumë bisedime, por operacioni ishte i shpejtë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter lukaku pastorello inter lukaku pastorello

Sondazh

Poll