Sport

Deri në vitin 2026/ Pedri ia kalon Messit, Barça i vendos klauzolën e çmendur!

13 Tetor 2021, 18:43 Nga DOSJA
Deri në vitin 2026/ Pedri ia kalon Messit, Barça i vendos

SPANJË-“Martesa” e Barcelonës dhe Pedrit është e destinuar që të zgjasë më shumë. Sipas Fabrizio Romano, Barcelona dhe talenti i mesfushës kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën.

Sipas asaj që raportohet, kontrata e re e Pedrit do të jetë deri në qershor të vitit 2026.Sipas raportimeve Pedri do të ketë një klauzolë prej 1 miliard eurosh për prishjen e marrëveshjes.Zbulimin e ka bërë e përditshmja ‘Sport’.

Një rritje e dukshme në krahasim me 400 milionë të parashikuara nga klauzola aktuale. Sakaq, ende nuk dihen detaje mbi pagën e lojtarit me kontratën e re.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona pedri barcelona pedri

Sondazh

Poll