Sport

Operohet me sukses në dorën e majtë Maignan, takimi pas dy muajsh…

13 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA

ITALI – Dita për Mike Maignan filloi në orën 9 në klinikën “La Madonnina” në Milano. Portieri i Milanit u paraqit në institute, ku pasdite u operua në kyçin e dorës së majtë nga profesor Loris Pegoli. Numri një francez u dëmtua 15 shtatorin e kaluar ndaj Liverpool, në një përplasje me dy lojtarë anglezë dhe Theo Hernandez.

Më pas, ai shtrëngoi dhëmbët, qëndroi në fushë dhe nuk humbi asnjë nga ndeshjet e mëpasme. Dhimbet përkohësisht u zvogëluan, por nuk kishte kaluar kurrë plotësisht, aq sa iu kthyen pas stërvitjes me Francën për Nations League.

Takimi më 2022? – Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme, por koha e shërimit nuk është ende e sigurtë, por ato duhet të jenë rreth dy muaj. Sigurisht, Pioli nuk do ta ketë atë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Portos në Champions League dhe për ndeshjet e ligës së madhe kundër Romës (jashtë) dhe Interit. Gjithsesi, Milani i mori masa paraprake, duke afruar falas ish-portierin roman, Mirante.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll