Sport

Atletika në zi, krim makabër! Vritet keniania Tirop, e katërta në Lojërat e Tokios

13 Tetor 2021, 14:55 Nga DOSJA
Atletika në zi, krim makabër! Vritet keniania Tirop, e katërta

KENIA – Atletia Agnes Jebet Tirop, kampionia keniane, fituese e dy medaljeve të bronzta në botëror dhe e katërta në Lojërat e Tokios në garën e 5000 metrave, u gjet e vrarë në shtëpinë e saj.

Tirop ishte 25 vjeç dhe sipas një deklarate të Federatës Keniane të Atletikës, ajo është goditur me thikë në shtëpinë e saj në Iten, qarku i Elgeyo Marakwet. Dyshohet bashkëshorti i saj, i cili tani është i zhdukur. Disa orë më parë fqinjët kishin dëgjuar një zënkë të dhunshme mes të dyve.

Krimi është konfirmuar këtë mëngjes nga presidenti i atletikës keniane të rajonit të Nairobit, Barnabas Korir. Atletia Tirop vendosi rekordin botëror të rrugës në largësinë 10 km (30′ 01″) më 12 shtator.

Në vitin 2015 ajo ishte kampione e botës në kros. “Tirop u gjet e vdekur, e goditur me thikë nga burri i saj. Kenia ka humbur një nga ‘bizhuteritë’ e saj, – ka shkruar Federata e Atletikës në Kenia në një deklaratë. – Jemi pranë familjes dhe miqve”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll