Politike

Debati në Komision/ ‘Revolotohet’ Gjylameti: Nëse vijoni kështu, do largohemi!

13 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Debati në Komision/ ‘Revolotohet’ Gjylameti: Nëse vijoni

TIRANË– Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u zhvilluan debate të shumta mes deputëve të opozitës dhe ministres Evis Kushi. Gjylameti reagoi ashpër duke thënë se nuk mund të përdoret koha e pyetjeve për komente personale. Ajo kërkoi largimin nga seanca nëse do të vazhdohen me këto debate, duke u shprehur se nëse do të vazhdohej me këto debate do ishte mirë që maxhoranca të largohej.

DEBATET:

Boci: Një ndërhyrje në raport me regjistrimin e nxënësve në klasë të parë. Këtu kam reagimin e gazetares që ka bërë kronikën. Ka kërkuar informacion zyrtar nga Ministria juaj. Numri sipas shkresës së dorëzuar tek gazetarja, numri i nxënësve është 20 mijë e 225. Shkresa është këtu sepse na ka dëgjuar live. Nuk është fotografi kjo. Thua që është fotomontazh nga gazetarja? Është gazetarja e Top Channel.

Kushi: Nuk mund ta vërtetoni.

Boci: E di si është puna, ju gënjeni jo vetëm me fjalë por edhe me shkresa.

Gjylameti: Nëse kemi seancë dëgjimore të opozitës me ministren, të na njoftonit që ta dinim që ta vendosnim nëse do të dëgjonim propagandën dhe përdorimin politik të foltores së Kuvendit për interesa personal dhe karrierë personale. Këtë nuk e pranoj. Nëse do të vijojë kështu, sugjeroj që ne të mazhorancës të largohemi. Sa i përket procedurës, një pyetje e mazhorancës, një e opozitës. Nëse koha e pyetjeve të jetë dhe për kometne, atëherë e kanë thirrur vetëm për veten e tyre dhe ne nuk duhet të jemi këtu. Ndryshoni ju lutem dhe repsektoni rregulloren.

Zhupa: Cili ligj më ndalon të bëj sa pyetje të dua?

Kushi: Shumë mirë që Zhupa i mban mend pyetjet. Përgjigje kam sa të duash.

LAJMI KRYESOR:

Komisioni/ Kushi flet për skenarët ndaj Covid: Jemi gati (DEBATET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll