Politike

VIDEO- Ibrahimaj: Shqipëria gati për të dalë në Eurobond

13 Tetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
VIDEO- Ibrahimaj: Shqipëria gati për të dalë në

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat ka pohuar se sot qeveria ka miratuar 3 projektvendime. Ajo u shpreh se një prej tyre ka të bëjë me projektvendimin e Eurobondit, ku qeveria shqiptare do të marrë një borxh për të përballuar shpenzime shesë për buxhetin e shtetit. Ndërsa dy vendimet e tjera që janë miratuar kanë të bëjnë me eksportet në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ dhe një për dhënien me qira të një sipërfaqe në Vlorë që do të përdoret për biznes.


Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore. Kemi miratuar dy projekt vendime të tjera për bashkëpunimin për eksportet dhe importet në Ballkan që lidhet me nisëm “Open Ballkan”. Ka të bëjë me lehtësinë e tregtisë siç edhe thuhet në emrin e tij. Memorandumi vjen si suport i subjekteve që operojnë në Shqipëri dhe tregtojnë në Maqedoni dhe Serbi. Projektvendimi i tretë lidhet me dhënien me qira të një objekt në Vlorë për një investim strategjik. Ne prej dy javësh kemi pasur diskutime të nivelit teknik kryesisht. Ndajmë një mendim që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Dhe gjithashtu i ka potencialet për të përballuar krizën energjetike. Nuk ka pasur ende rritje të normës së interesit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Pagat janë rritur dhe do vazhdojnë të rriten sipas programit të paraqitur për katër vitet e ardhshme.‘- deklaroi Ibrahimaj.

LAJMI KRYESOR

Shpërndarja e banesave për të prekurit nga tërmeti & ndryshimet në polici (VENDIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj eurobondi i shqiperise keshilli i ministrave 13 tetor 2021 open balkan projektligjet vkm 13 tetor 2021 delina ibrahimaj eurobondi i shqiperise keshilli i ministrave 13 tetor 2021 open balkan projektligjet vkm 13 tetor 2021

Sondazh

Poll