Politike

VD- Akuzat e PD për raportin e FMN-së, Ibrahimaj: Ekonomia ka ardhur në përmirësim

13 Tetor 2021, 11:28 Nga DOSJA
VD- Akuzat e PD për raportin e FMN-së, Ibrahimaj: Ekonomia ka ardhur

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet nga gazetarët për akuzat e Partisë Demokratike për raportin e FMN-së, që sipas tyre po varfëron shqiptarët. Ibrahimaj deklaroi se ka pasur diskutime të të gjitha formave me përfaqësuesit e FMN-së. Ministrja shtoi se ekonomia në vend është e qëndrueshme e se nuk pritet që të rriten normat e interesit gjatë vitit.


“Në radhë të parë unë do to t’ju ftoja që ta lexonit me vëmendje deklaratën e FMN. Kemi pasur diskutime të të gjitha formave me përfaqësues të FMN dhe të Bankës së Shqipërisë. Ndajmë mendim të përbashkët se ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Ka potencial për të përballuar krizën energjetike nëse i përmbahet tregjeve ndërkombëtare S’ka pasur rritje të normave të interesit. Banka e Shqipërisë deklaroi se nuk pret që të rrisë normat e interesit gjatë vitit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Inflacioni në muajin shtator ishte 2.5%. në analizën e kryer nga FMN dhe nga Banka e Shqipërisë s’ka sinjal për varfërimin e xhepave të shqiptarëve. Pagat janë rritur.”, tha Ibrahimaj.

Treguesit e FMN-së, Tabaku: Situata në kufijtë e çmendurisë, qeveria po dështon

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj fmn keshilli i ministrave 13 tetor 2021 vkm 13 tetor 2021 delina ibrahimaj fmn keshilli i ministrave 13 tetor 2021 vkm 13 tetor 2021

Sondazh

Poll