Politike

VIDEO-Rritje pagash për policinë? Çuçi: Jemi duke e menduar, nuk do cënojmë buxhetin

13 Tetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
VIDEO-Rritje pagash për policinë? Çuçi: Jemi duke e

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pohoi para gazetarëve se kanë një plan për rritjen e pagave të policëve të vendit. Teksa u pyet nga gazetarët se nëse po planifikohet të kryhet kjo rritje pagash, Çuçi tha se kanë një projekt i cili do i krijojë mundësinë policisë së shtetit që të marrë të ardhura për shërbimet që bëjnë, duke u shpërblyer vetë.


A do ketë rritje pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit?

Por ne kemi një projekt i cili do krijojë mundësi për policinë e shtetit të marrë të ardhura me shërbimet që bën në mënyrë që të shpërblejë vetë trupën e saj. Po i shohim këto mekanizma pa cënuar edhe buxhetin e shtetit, ka qenë në vëmendjen tonë dhe mbetet në vëmendjen tonë.

Ne gjithmonë kemi pasur vëmendje trajtimin sa më të mirë të punonjësve të policisë së shtetit nga pikëpamja financiare, ka qenë sektori qe ka përfituar më së shumti prej rritjes së pagave. Por kjo s’do të thotë që ne s’do e rishohim e padiskutim që jemi duke menduar edhe këtë gjë. Por ne kemi një projekt i cili do krijojë mundësi për policinë e shtetit të marrë të ardhura me shërbimet që bën në mënyrë që të shpërblejë vetë trupën e saj. Po i shohim këto mekanizma pa cënuar edhe buxhetin e shtetit, ka qenë në vëmendjen tonë dhe mbetet në vëmendjen tonë.’-u shpreh Çuçi.

LAJMI KRYESOR:

Shpërndarja e banesave për të prekurit nga tërmeti & ndryshimet në polici (VENDIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi keshilli i ministrave 13 tetor 2021 paga e policise vkm 13 tetor 2021 bledi çuçi keshilli i ministrave 13 tetor 2021 paga e policise vkm 13 tetor 2021

Sondazh

Poll