Aktualitet

Kërkojnë ‘zbutje’ mase, Gjykata lë në burg infermieren, mbyll në shtëpi ‘ortaken’

13 Tetor 2021, 14:26 Nga DOSJA
Kërkojnë ‘zbutje’ mase, Gjykata lë në burg

TIRANË– Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit  në Tiranë, Elisabeta Bardhollari dhe arrest shtëpie për Orjada Hoxhën, pronaren e një dyqani me të cilën bashkëpunoi për të vjedhur kartat e për të marrë kredi në emër të pacientëve.

Avokatët e Bardhollarit dhe të Hoxhës kanë kërkuar një masë më të butë sigurie, por trupa gjykuese e ka refuzuar këtë gjë.

Edhe më 30 shtator, Gjykata e Tiranës dha të njëjtat masa sigurie. Të dyja u vunë në pranga dy javë më parë. Bardhollari shfrytëzonte punën e saj si infermiere për të marrë kredi në emër të pacientëve për të cilët kujdesej.

Në bashkëpunim me Hoxhën, përdorte një institucion finaciar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve. Për një periudhë të gjatë kohore, të dyja përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta bardhollari orjada hoxha elisabeta bardhollari orjada hoxha

Sondazh

Poll